Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

UNICEF: Kemi dërguar vetëm 44 mijë shishe me ujë në Gazë

Agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, ka njoftuar se ishte në gjendje të dërgonte vetëm rreth 44 mijë shishe ujë të pijshëm në Gazë përmes vendkalimit Rafah.

UNICEF-i theksoi se kjo do të mjaftonte për vetëm 22 mijë njerëz për një ditë.

“Ky furnizim i parë me ujë, i kufizuar, do të shpëtojë jetë, por nevojat janë të menjëhershme dhe të mëdha - jo vetëm për ujë, por për ushqim, karburant, ilaçe dhe shërbime thelbësore”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

Rreth 2.3 milionë banorë jetojnë në Gazë.