Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

UNESCO krijon “Observatorin e Gazetarëve të Vrarë”

Një Observator i Gazetarëve të Vrarë, që synon të dokumentojë masat e marra për të ndëshkuar krimet e zhvilluara kundër gazetarëve profesionistë të medieve, u krijua nga UNESCO me qëllim luftimin kundër pandëshkueshmërisë së autorëve të këtyre vrasjeve, njoftoi sot kjo agjenci e OKB-së.

“Ky Observator është një bazë të dhënash në internet mbi nivelin e përparimit të hetimeve gjyqësore të zhvilluara për çdo vrasje të gazetarëve apo të profesionistëve të medieve të identifikuar nga UNESCO që prej 1993-ës, bazuar në informacionet e dhëna nga vendi ku ka ndodhur vrasja”, shpjegon UNESCO në një komunikatë.

Rreth 1,293 vrasje që prej vitit 1993 janë identifikuar nga ky Observator, nga të cilat 80 përkojnë me këtë vit.

Artikuj të ngjashëm