Kreu i këshillit të qytetit Kherson ka thënë se forcat ukrainase kanë çliruar një qytet në pjesën veriore të Khersonit.
Qyteti i Kyselivka u çlirua “në afërsi të vetë qendrës rajonale. Pushtuesit janë në panik dhe popullsia lokale është në një gjendje pritjeje”, tha Oleksandr Samoilenko për televizionin ukrainas, shkruan CNN-i të mërkurën.
Ushtria ruse nuk reagoi për këtë informatë.
Imazhet e fundit satelitore treguan një numër automjetesh ushtarake ruse ende Kyselivka, e cila është në rrugën kryesore që lidh Mykolaivin që mbahet nga ukrainasit dhe qytetin Kherson, i cili është ende i pushtuar.
Të hënën, Instituti për Studimin e Luftës tha se imazhet satelitore të pozicioneve të njohura ruse në Kyselivka, e cila është 15 kilometra në veriperëndim të qytetit të Khersonit, treguan se të gjitha automjetet ruse, përveç katër prej tyre, kishin lënë pozicionet e mëparshme.
“Tërheqja e dukshme e trupave ruse nga ky pozicion, mund të komprometojë aftësinë e rusëve për të mbrojtur periferinë veriperëndimore të qyteti të Khersonit dhe sugjeron që trupat ruse në këtë zonë të perceptojnë një kërcënim të menjëhershëm në pozicionet e tyre”, tha Instituti.
Edhe
Ukrainasit festojnë çlirimin e Khersonit
Kyselivka është rreth 12 kilometra nga aeroporti i Khersonit, i cili është përdorur si pikë komandimi dhe bazë nga forcat ruse.
Ditëve të fundit, forcat ukrainase kanë regjistruar përparime të mëdha në terren, duke çliruar me mijëra kilometra katrorë.