Njëqind ditët e pushtimit rus të Ukrainës janë shndërruar në konfliktin më të tmerrshëm në dekadat e fundit të Evropës.
Mijëra civilë dhe ushtarë janë vrarë. Miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen.
Fabrikat, spitalet, urat, shkollat dhe shtëpitë janë bërë rrafsh me tokë.
Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, kishte shpresuar se do ta merrte shpejt kontrollin e shtetit.
Mirëpo, kur kanë kaluar 100 ditë të luftës, Kremlini është përfshirë në një luftë të pafundme dhe pa shenja suksesi. Mirëpo, ka pak gjasa që të lëshojë nga duart territorin që e ka pushtuar deri më tani.
Edhe
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?
Duke shfrytëzuar gabimet e Ukrainës kur Kievi nuk bllokoi kufirin me Bjellorusinë dhe rrugën për Krime nuk e forcoi sa duhet – forcat ruse përfunduan në periferi të Kievit dhe nëpër qytetet e mëdha.
Mirëpo, shumë shpejt ndërroi fotografia e luftës: kolonat e automjeteve ushtarake të Rusisë u shkatërruan nëpër autostrada. Ushtria mbeti pa furnizime, sidomos naftë dhe u bë cak i lehtë për dronët ukrainas.
Forcat ruse u tërhoqën, por lanë prapa civilë të vdekur. Pamjet e rënda nga qyteti i Buchas, një orë larg Kievit – kanë zgjuar vëmendjen e krejt botës për gjenocidin që kryen ushtarët rusë.
Ndërkohë, Rusia deklaroi se ishte përqendruar në rajonin lindor të Donbasit, në të cilin separatistët e përkrahur nga Moska kanë luftuar me forcat ukrainase që prej vitit 2014.
Rusia ka pushtuar territor të madh përreth Krimesë, të cilën e aneksoi para tetë vjetësh.
Edhe
Rusia po paguan për një gabim fatal në llogaritjet lidhur me Ukrainën
Ka arritur që ta shkëpusë Ukrainën nga Deti i Azovit, duke marrë kontrollin e qytetit të Mariupolit pas tre muajsh rrethim të plotë.
Humbjet e mëdha ushtarake, kanë detyruar Moskën që të varet kryesisht nga grupet e vogla të ushtarëve që kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e territoreve në lindje të Ukrainës.
Edhe beteja për lindjen është zgjeruar pasi Perëndimi po armatos Ukrainën me armatim më të sofistikuar. Ukraina synon që të ketë armatimin e njëjtë me Rusinë me qëllim që të pamundësojë pushtimin e krejt pjesës lindore të shtetit.
Ukraina ka vazhduar të marrë armatim perëndimorë, përfshirë dronët dhe kundërajrorët amerikanë, tanket polake dhe pajisje të tjera të rënda, të cilat menjëherë i kanë hyrë në punë.
Edhe
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se kthimi i rusëve në pozicionet para pushtimit, do të ishte fitore për Ukrainën.
Mirëpo, ekspertët ushtarakë janë shprehur të bindur se Rusia do të marrë kontrollin e disa pjesëve të Donbasit dhe deri në vjeshtë synon të ketë kontroll të plotë të territoreve të ushtuara.