Rusia gjuajti tetë raketa me rreze të gjatë veprimi në rajonin jugor të Odesas gjatë natës të së dielës, tha forcat ajrore të Ukrainës në një deklaratë.
“Rreth mesnate, pushtuesit rusë sulmuan rajonin e Odesës me bombardues me rreze të gjatë Tu-22M3. Gjithsej tetë raketa u lëshuan nga zona e Kepit Tarkhankut”, thanë forcat ajrore, duke shtuar se “disa nga raketat nuk arritën objektivat e tyre”, shkruan CNN.
Nuk u raportua për viktima, tha Komanda Operative e Ukrainës në Jug në një deklaratë në Telegram.
Sulmet me raketa ruse u regjistruan gjithashtu në rajonet e Kievit, Kharkivit, Khersonit dhe Mykolaivit, sipas ushtrisë së Ukrainës.
“61 sulme ajrore dhe 52 sulme nga armiku nga MLRS u dokumentuan në pozicionet e trupave tona dhe zonat e populluara”, tha ushtria ukrainase në një deklaratë të hënën.