Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina thotë se marrëveshja për eksportimin e drithërave do të vazhdojë

Marrëveshja e brishtë e drithërave të Detit të Zi do të vazhdojë pas 22 nëntorit, tha të dielën ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.

Kubrakov i bëri këto komente gjatë një takimi me ministrit turk të Mbrojtjes Hulusi Akar në Stamboll. Ato vijnë pasi zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, hodhën dyshime mbi të ardhmen e kësaj marrëveshjeje, shkruan CNN-i të dielën.

“Palët pjesëmarrëse të Nismës, OKB-ja, Turqia dhe Ukraina, shprehen gatishmërinë e tyre për të vazhduar punën dhe siguruan përpjekje maksimale për zbatimin e suksesshëm të saj. nuk ka dyshim se korridori i grurit do të vazhdojë të funksionojë pas 22 nëntorit”, tha Kubrakov.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e inspektimeve më të shpejta të anijeve nga Qendra e Përbashkët Koordinuese. Kjo lejon “një rritje të konsiderueshme të vëllimit të eksporteve të grurit në vendet e Afrikës, Azisë dhe Evropës dhe parandalon formimin e radhëve të inspektimeve”, tha ai.

Iniciativa për grurin e Detit të Zi, e cila u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia, u nënshkrua nga përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina në korrik.

Edhe Putin: S’ka marrëveshje të re gruri derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e Rusisë Botë Putin: S’ka marrëveshje të re gruri derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e Rusisë

Marrëveshja përfundoi pas pesë muaj bllokadë ruse, duke lejuar anijet që transportonin grurë nga portet ukrainase në Odesa të lundrojnë në një korridor të sigurt përmes Detit të Zi, duke ndihmuar në zbutjen e mungesës globale të ushqimit.

Kubrakov tha se pothuajse 7.7 milion ton produkte bujqësore janë eksportuar që nga fillimi i nismës, e cila “ka stabilizuar çmimet e ushqimeve dhe ka kundërshtuar kërcënimin e urisë globale”.