Trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e qytetit Bucha, afër kryeqytetit ukrainas të Kievit, sipas kryetarit të rajonit, Anatolii Fedoruk, shkruan Sky News.
Fedoruk tha se zona u rimor të enjten, duke shtuar se “31 marsi do të mbetet në historinë e qytetit tonë... si dita e çlirimit të tij nga Rusia".
Ndërkohë, gazetari ukrainas Oleksiy Sorokin pohoi në mediat sociale se trupat ruse po tërhiqen masivisht nga rajoni i Kievit.
Ai tha se Bucha dhe Hostomel janë midis "dhjetëra qyteteve dhe fshatrave të tjerë" që tani janë nën flamurin ukrainas.
Artikuj të ngjashëm
-
Forcat ruse tërhiqen plotësisht nga rrethina e Kievit
-
Rusia sulmon Kievin për herë të parë në 44 ditë, 13 të plagosur
-
Ukraina shfrytëzon rastin, çliron disa territore të okupuara nga Rusia qysh më 2014
-
Ukraina bëhet gati për t’u rikthyer në Kherson pas largimit të rusëve
-
Ukraina synon lindjen pas përparimeve nga një kundërofensivë