Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina prodhon dronët e ujit në luftën kundër Rusisë

Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka publikuar pamjet e anijeve dronë që janë prodhuar në Ukrainë.

Dronët eksperimentalë të quajtur “Sea Baby” janë incizuar duke lundruar në brigjet e Ukrainës.

Shërbimi ukrainas i Sigurisë nuk ka treguar se kur janë realizuar pamjet e këtij droni të ujit.

Sipas shërbimit ukrainas, prodhimi i këtyre dronëve të ujit ka nisur menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Shërbimi i Sigurisë ka konfirmuar se këta dronë të ujit janë përdorur për sulmet ndaj urës së Krimesë dhe luftanijeve ruse në Detin e Zi.

Edhe Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta Botë 5 d. më parë Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta

Ura Kerch është caku kryesor i ushtrisë ukrainase për shkak se është rruga e vetme tokësore mes Krimesë dhe Rusisë.

Shteti rus ka përdorur urën për të furnizuar ushtrinë në pjesën jugore të Ukrainës.