Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ka bërë të ditur të mërkurën se ka pranuar nga Britania e Madhe më shumë se 5.000 raketa antitank dhe 1.360 municione anti-strukturore, raportoi Sky News.
Shifrat e fundit tregojnë gjithashtu se Britania e Madhe ka dërguar 4.5 tonë eksplozivë dhe pesë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
"Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ofrojë ndihmë ushtarake, derisa Ukraina lufton pushtimin e paligjshëm të presidentit Putin", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ministria britanike e Mbrojtjes.
Shumica e shteteve të zhvilluara perëndimore kanë dërguar vazhdimisht ndihma ushtarake në Ukrainë. Gjermania së fundmi u është bashkuar këtyre shteteve, duke premtuar dërgimin e armëve kundër-ajrore në Ukrainë.
The UK continues to provide military aid, as Ukraine fights President Putin’s illegal invasion. ?? #StandWithUkraine ??
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) April 27, 2022
Find out more here: https://t.co/GkHyP9kMYM
Here's a summary of our lethal aid support.? pic.twitter.com/WpL9EEUzgc