Ukraina nuk do të mund të anëtarësohet në NATO derisa lufta vazhdon, ka thënë shefi i aleancës, Jens Stoltenberg të mërkurën.
“Mendoj se të gjithë e kanë kuptuar se, për t’u bërë anëtar në mes të një lufte, nuk është në agjendë”, raportoi Reuters të ketë thënë ai në një ngjarje në Bruksel. “Çështja është çfarë ndodh pasi lufta përfundon”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s në korrik. Ai ka theksuar më herët se do të ishte moment i rëndësishëm për një deklaratë politike mbi perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Aktualisht, sulmet në rajonin e Belgorodit kanë ngritur vëmendjen ndërkombëtare. Ukraina mohoi se është e përfshirë në to, ndërsa Moska po e akuzon atë. Sulmuesit u futën në territorin rus nga Ukraina të hënën.
Rusia ka premtuar “përgjigje të rreptë” pas sulmeve ndaj Ukrainës.
-
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i arritshëm, thotë Zelensky
-
Zelensky kërkon vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë deri në anëtarësimin në NATO
-
Rutte: Prioritet i NATO-s, ta ndihmojë Ukrainën që të mbrohet vetë
-
Shtatë anëtarë kundërshtojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO
-
Zelensky kërkon ftesë për t’iu bashkuar NATO-s: Anëtarësimi pason më vonë