Ukraina më afër liberalizuimit të vizave me BE-në
Negociatorët e Parlamentit Evropian dhe të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për lejimin e shtetasve të Ukrainës që të hyjnë në shtetet anëtare të BE-së pa viza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti ukrainas, Petro Poroshenko, në rrjetin Twitter, e ka përshëndetur këtë lëvizje si “formale, por hap të rëndësishëm në rrugën” për integrimet evropiane, shkruan rel.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha më herët këtë muaj se liberalizimi i vizave ndërmjet BE-së dhe Ukrainës pritet të hyjë në fuqi në verë të këtij viti.
Marrëveshja tash duhet të mbështetet nga Parlamenti Evropian dhe nga parlamentet e shteteve anëtare të BE-së.