Ukraina përkujton sot katastrofën e Chernobylit, 35 vjet pas aksidentit më të rëndë bërthamor në histori, që kontaminoi një pjesë të mirë të Evropës.
Presidenti Volodymyr Zelensky pritet sot të vizitojë zonën e izolimit që rrethon centralin e aksidentuar, në një rreze prej 30 kilometrash.
Më 26 prill 1986, në orën 01:23, reaktori numër 4 i centralit të Chernobylit, që ndodhet 100 kilometra nga Kievi, shpërtheu gjatë një testi sigurie.
Për 10 ditë, reaktori bërthamor u dogj duke lëshuar në atmosferë elemente radioaktive që do të kontaminonin, sipas disa vlerësimeve, deri tre të katërtën e Evropës, por kryesisht Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë, në atë kohë republika sovjetike.
Autoritetet sovjetike u përpoqën ta fshihnin këtë aksident dhe presidenti i atëhershëm Mikhail Gorbachev doli publikisht vetëm më 14 maj për të folur për aksidentin.
Në total, 116.000 persona u evakuuan më 1986 nga zona rreth centralit, që vazhdon të jetë e pabanuar edhe sot. \ atsh
-
Ukraina akuzon Rusinë për dronë dhe raketa afër centralit bërthamor të Çernobilit
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Ukraina shpall gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë
-
Zelensky: Ukraina mban komunikim të përditshëm me SHBA-në
-
Sulmet masive në Ukrainë lënë dy të vdekur, mes tyre një 4-vjeçar