Ukraina i kërkoi Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) një listë të pajisjeve, që janë të nevojshme për funksionimin e sigurt të objekteve të saj bërthamore, gjatë luftës.
Sipas njoftimit të postuar në ueb-faqen e ANEB-it, lista përmend në mënyrë specifike instrumente matëse të rrezatimit, materiale mbrojtëse, sisteme të energjisë elektrike dhe gjeneratorë me naftë.
ANEB-i ka dërguar pajisje në Ukrainë muajin e kaluar, thuhet në njoftim, ndërsa pjesa tjetër pritet të dorëzohet kur drejtori i përgjithshëm i agjencisë të vizitojë termocentralin bërthamor të Chernobylit, këtë javë.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Forcat e saj kanë marrë fillimisht kontrollin e dy termocentraleve bërthamore në Ukrainë, Zaporizhzhias dhe Chernobylit, por më pas ato janë kthyer sërish nën kontrollin forcave ukrainase.
Në fillim të marsit, bombardimet e ushtrisë ruse kanë goditur centralin bërthamor të Zaporizhzhias, i cili është më i madhi në Evropë.
Edhe
Ukraina akuzon Rusinë për dronë dhe raketa afër centralit bërthamor të Çernobilit
Siguria e njësisë, megjithatë, nuk është dëmtuar dhe nivelet e rrezatimit kanë mbetur normale.
Atëbotë, ANEB-i ka thënë se ka vendosur qendrat për incidente dhe emergjenca në gatishmëri të lartë. /REL
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Sulmet ruse lënë dy rajone kryesore të Ukrainës pa energji elektrike
-
Mburoja e bombarduar e Çernobilit nuk po e bllokon më rrezatimin
-
Shtetet e BE-së me deklaratë të përbashkët: Rusia po kërcënon sigurinë bërthamore