Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina kërkon nga Kryqi i Kuq ta vizitojë burgun famëkeq në Donetsk

Zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar Kryqit të Kuq të kryejnë një mision në burgun famëkeq në lindje të vendit të pushtuar nga Rusia.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, kërkoi që Kryqi i Kuq (KNKK) të vizitojë burgun Olenivka në Donetsk brenda tre ditëve, raportoi BBC-ja të premten.

"Ne thjesht nuk mund të humbim më shumë kohë. Jetët e njerëzve janë në rrezik”, shkroi ai në Twitter.

Muajin e kaluar, Kryqi i Kuq u përpoq të siguronte hyrjen në kamp, por tha se ishte mohuar nga autoritetet ruse.

Burgu Olenivka ka qenë nën kontrollin e autoriteteve të mbështetura nga Rusia në Donetsk që nga viti 2014.

Në korrik, dhjetëra të burgosur ukrainas u vranë në shpërthimet në kamp, për të cilat të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën.

Kyiv tha se burgu ishte në shënjestër të Rusisë për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjeve, ndërsa Moska fajësoi raketat ukrainase.

Edhe Ukraina kërkon që KB e Kryqi i Kuq të hetojnë vrasjen e të burgosurve të luftës në Donetsk Botë Ukraina kërkon që KB e Kryqi i Kuq të hetojnë vrasjen e të burgosurve të luftës në Donetsk

Të arrestuarit në vend përfshijnë anëtarë të batalionit Azov, të cilët ishin mbrojtësit e fundit të qytetit të Mariupolit dhe të cilët Rusia ka kërkuar t'i përshkruajë si neo-nazistë dhe kriminelë lufte.

Kjo nuk është hera e parë që Ukraina ushtron presion ndaj organizatave ndërkombëtare për të hetuar se çfarë po ndodh në burg.

Yermak tha se ai e kishte ngritur përsëri çështjen gjatë një video-konference me zyrtarë nga KNKK dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ai ka kërkuar që udhëtimi të bëhet deri të hënën.