Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-së, James Hacker, deklaroi se 55 avionë luftarakë rusë janë rrëzuar në Ukrainë qëkur nisi agresioni më 24 shkurt, raportoi BBC-ja të martën.
Sipas Hacker, Rusia ishte e informuar mirë për pozicionin ajror të Ukrainës, por ai tha se në fillim të agresionit, sulmet ruse nuk arritën t’i qëllonin caqet me saktësi.
Nisur nga kjo, komandanti amerikan shtoi se avionët rusë rrallë po fluturojnë thellë në territorin ukrainas, e në vend të kësaj po bëjnë sulme me raketa nga distanca të mëdha.
“Kur Rusia përpiqet t’i përdorë avionët e saj në zonat mbrojtëse ajrore, ata rrëzohen”, shtoi Hacker.
Shkatërrimi i avionëve rusë mbi Ukrainë lidhet edhe me ofensivën vendase javëve të fundit.
Në orët e para të së martës u regjistruan granatime mbi Bakhmut, Siversk dhe Avdiyevka të Ukrainës. Një person vdiq e 12 u plagosën në rajonin e Donetskut, ku rusët i kanë pozicionuar trupat, njoftoi kreu rajonal Pavlo Kyrylenko.
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 10 të vrarë
-
Ukraina ka dëmtuar 10% të flotës së bombarduesve të Rusisë, vlerëson Gjermania
-
Zelensky për sulmin ndaj bombarduesve rusë: Veprime që do të jenë në libra të historisë
-
Autoritetet ukrainase raportojnë për valë sulmesh me dronë nga Rusia
-
Forcat ukrainase: Rusia nisi me breshëri sulmesh ajrore gjatë natës