Zyra e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i reagoi presidentit rus, Vladimir Putin, që deklaroi se Ukraina kreu terror mbi urën e Krimesë.
Kreu i Zyrës së Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, deklaroi se është cinike ta akuzojë Putini Ukrainën për terrorizëm, pasi sipas tij, Rusia është shtet terrorist.
“Putini akuzon Ukrainën për terrorizëm? Duket shumë cinike edhe për Rusinë. Nuk kanë kaluar as 24 orë qëkur avionët rusë hodhën 12 raketa në një lagje banimi në Zaporizhzhia, duke vrarë 13 persona, e duke i plagosur mbi 50. Këtu është vetëm një shtet terrorist dhe e gjithë bota e di se kush është”, shkroi ai në Tëitter. Të dielën, rusët goditën një ndërtesë shumëkatëshe në Zaporizhzhia.
Numri i viktimave, sipas autoriteteve ukrainase, po rritet.
-
Zelensky akuzon Rusinë se “qëllimisht” ka shënjestruar vendin e UNESCO-s në Ukrainë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Zelensky i kërkon Trumpit raketa “Patriot”
-
Një i vdekur dhe 21 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
-
Putini zotohet për hakmarrje pasi akuzoi Ukrainën për sulm në konviktin e studentëve