Komisioni Evropian do të përgjigjet për kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian muajin e ardhshëm.
Ky vlerësohet hap kyç para se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të marrin përsipër këtë çështje, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Layen, të hënën.
Sipas asaj që ka thënë van nder Layen, Ukraina, ndaj të cilës ka nisur pushtimi rus më 24 shkurt, do të marrë përgjigje nga mesi i qershorit.
Në fakt, jo të gjithë anëtarët e BE-së kanë qëndrim të qartë për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe një nga argumentet që përdoren është se në këtë bllok nuk mund të hyhet përmes rrugëve të shkurtra. Si shembull merren vendet e Ballkanit Perëndimor që presin me vite të tëra.
Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE, pasi Rusia ka nisur agresionin mbi të.
#UPDATE The European Commission will respond to war-torn Ukraine's EU membership bid next month, a key step before the issue is taken up by member states, Ursula von der Leyen said Monday pic.twitter.com/ZT6QwKeb74
— AFP News Agency (@AFP) May 9, 2022
-
Rruga e gjatë e Ukrainës drejt BE-së
-
Von Der Leyen: Ukraina e ka mbështetjen tonë të pakushtëzuar
-
Udhëheqësit e BE-së do të mbështesin Ukrainën të marrë statusin e kandidatit
-
Ukraina druan se Rusia do të shtojë sulmet në kohën kur po e pret përgjigjen nga BE-ja
-
Komisioni Evropian rekomandon për Ukrainën statusin e kandidatit për BE