Udhëheqësit nacionalistë po e dobësojnë sistemin e diplomacisë multilaterale në botë, tha Papa Françesku në adresimin e tij vjetor për ambasadorët në Selinë e Shenjtë.
Papa e kritikoi, siç tha ai, "ringjalljen e tendencave nacionaliste", ndërsa vuri në dukje "pamundësinë e sistemit multilateral për të ofruar zgjidhje efikase për një numër situatash të pazgjidhura".
"Rritja në pushtet e udhëheqësve populistë dhe nacionalistë pasqyron atë që ndodhi midis dy luftërave botërore, kur paraardhësja e Kombeve të Bashkuara, Liga e Kombeve, dështoi në përpjekjet e saj për të parandaluar konfliktin", tha Papa Françesku.
"Rilindja e këtyre impulseve sot po e dobëson në mënyrë progresive sistemin multilateral, duke rezultuar me një mungesë të përgjithshme besimi", tha Papa.
Partitë populiste kundër migrantëve shënuan fitore në një numër vendesh vitin e kaluar, përfshirë Italinë, Francën, Holandën, Hungarinë, Brazilin dhe Poloninë.
-
Pse populistët duan një botë multipolare
-
Papa, udhëheqësve botërorë: Mos fajësoni emigrantët për problemet tuaja
-
Papa Leoni kritikon Trumpin për “përpjekjen për të shpërbërë” aleancën SHBA-Evropë
- Duhet një papë i cili s’do t’u lejojë politikanëve të bëhen më katolikë sesa ai
-
Funerali i Papës rast për takim BE-SHBA në stilin “Ra ky mort e u pamë”