Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uashingtoni përshëndet samitin ndërkorean

Uashington, 27 prill – SHBA-ja theksoi se shpresonte që samiti historik mes drejtuesit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in të çonte në një të ardhme paqeje, theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

“Ne shpresojmë që bisedimet do të mundësojnë rrugën drejt një të ardhmeje paqeje dhe prosperiteti për gjithë Gadishillin Korean”, thekson komunikata, ndërkohë që dy drejtuesit korean kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh në linjën e demarkacionit ushtarak që ndan gadishulllin, një gjest shumë simbolik para samitit të tyre historik.

“Me rastin e takimit historik të presidentit të Republikës së Koresë, Moon Jae-in me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un, ne urojmë mundësi të mira për popullin korean”, vijon komunikata e Shtëpisë së Bardhë, që shton se SHBA-ja pret me interes të vazhdimin e diskutimeve të thella në kuadër të takimit ët parashikuar mes presidentit amerikan, Donald J. Trump dhe Kim Jong Un në javët e ardhshme.