Një aksident me veturë në SHBA nga i cili mbetën të vdekur katër adoleshentë mund të ketë qenë i lidhur me një sfidë në TikTok, raportoi AP të martën.
Gjashtë adoleshentë ishin në një veturë në shpejtësi të hënën kur u përplasën, tha policia. Vetura ishte raportuar e vjedhur të dielën.
Pesë pasagjerët u nxorën nga automjeti, katër prej tyre të moshave 14-17 vjeç vdiqën. Pasagjeri i pestë u hospitalizua në kujdes intensiv dhe shoferi 16-vjeçar u trajtua në spital dhe u lirua.
Policia tha se adoleshentët mund të kenë qenë pjesë e një sfide të TikTokut që inkurajon njerëzit të vjedhin vetura të markës Kia.
Sfida e ashtuquajtur “Kia” u publikua fillimisht gjatë verës. Shumë departamente të policisë kanë raportuar rritje të vjedhjeve të këtyre veturave që kur sfida ishte publikuar.
-
Në TikTok po shpërthen një video - Tre djem vozitin veturën që e mbushën me ujë
-
14-vjeçarja shqiptare vdes në një aksident në SHBA
-
Trendët në Tiktok dhe media të tjera sociale rritin numrin e krimeve
-
Vjedhja e veturave për shkak të një trendi në TikTok çon në rimburësimin 200 milionësh
-
Pesë fëmijë të vdekur në një aksident me makinë në SHBA