Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Twitter ndalon reklamat nga mediat shtetërore ruse

Twitter ka ndaluar reklamat nga llogaritë e mediave shtetërore ruse, Russian Today (RT) dhe Sputnik, duke cituar agjencinë e inteligjencës së SHBA-së, se këto media kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e kaluar.

Rrjeti social me bazë në San Francisko, tha në një deklaratë se ndërhyrja në zgjedhje "nuk është diçka që duam në Twitter", transmeton rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ky vendim nuk ishte i lehtë dhe ne po e bëjmë këtë hap tani si pjesë të angazhimit tonë të vazhdueshëm për të ndihmuar në mbrojtjen e integritetit të përdoruesve në Twitter", tha kompania.

Muajin e kaluar, Twitter tha se kishte pezulluar rreth 200 llogari të lidhura me Rusinë, pasi kishin hetuar përpjekjet propaganduese në lidhje me zgjedhjet e vitit të kaluar.