Fati i Brexitit është në duart e miqve tanë britanikë, pasi që liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që ta shtyjnë datën deri në dy javë, ka thënë Presidenti i Parlamentit Evropian, Donald Tusk.
Nëse deputetët e aprovojnë tërheqjen e marrëveshjes javën e ardhshme, Brexiti do të shtyhet nga 29 marsi deri më 22 maj. Por, nëse nuk ndodhë kjo, Britania e madhe duhet të vijë me një plan të ri deri më 12 prill, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i Parlamentit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se deri me 12 prill “gjithçka është e mundur” përfshirë edhe një shtyrje më të gjatë ose anulimin e tërësishëm të Brexitit.
Duke folur në Bruksel të premten, ai tha se ishte shumë i lumtur që 27 liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur unanimisht që të zgjasin procesin dy-vjeçar të nenit 50, sipas të cilit Britania e Madhe do të duhej ta linte Bashkimin Evropian të premten e ardhshme.