Çmimet, por edhe shitja e banesave në Mal të Zi kanë mbetur të pandryshuara gjatë viteve të fundit, pohojnë agjencitë e patundshmërive në këtë vend fqinj.
“Poslovni Dnevnik” (Ditari afarist) në Podgoricë bën të ditur se nga viti i kaluar është shtuar interesimi i turqve për blerje banesash në Mal të Zi, transmeton Koha.net.
Blerës nga ky vend thuhet të jenë gjithnjë e më shumtë.
Ata janë shfaqur nga viti i kaluar, ndërsa më së shpeshti blejnë apartamente me vlerë nga 50-70 mijë eurosh.
Interesim ka sidomos për qytetin e Budvës.
Metri katror në këtë qytet bregdetar malazias sillet midis 1.500 deri në 3.000 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
“Çmenden” çmimet e apartamenteve në bregdetin shqiptar
-
Çmimet e banesave “në qiell”, vihet në dyshim raporti i ASK-së
-
Çmime marramendëse, 80 mijë euro një ari tokë në Malishevë
- 200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm!
-
2500 euro metri katror i banesave, opozita fajëson Ramën për mungesën e Planit Zhvillimor