Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia zbut tonet - sërish afrim me Gjermaninë

Pas kryeministrit turk, është ministri i Jashtëm Mevlüt Cavusoglu, ai që kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Gjermaninë.

“Nuk ka asnjë arsye për probleme mes Gjermanisë dhe Turqisë”, ka thënë Cavusoglu në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse ju afroheni një hap, ne do të afrohemi dy hapa”, ka thënë ai. Turqia vetë asnjëherë nuk e ka kërkuar konfrontimin me Gjermaninë, ka thënë ministri i Jashtëm turk. Sipas tij, presidenti Erdogan vetëm i është përgjigjur sulmeve që kanë ardhur nga Gjermania.

Turqia është e gatshme të punojë edhe me një ministër të Jashtëm si Cem Ozdemir, ka thënë Cavusoglu. Kreu i Të Gjelbërve është kritiku më i ashpër i Erdoganit. Ministri i Jashtëm turk është përpjekur të justifikojë se krahasimet e bëra me nazistët, kanë qenë “një përgjigje ndaj armiqësive” të ardhura nga Gjermania. “Qeveria gjermane duhet të mësojë të respektojë Turqinë”, shkruan DW.

Gjermanë në burgjet turke

Në rastin e gazetarit turk, Deniz Yücel, Cavusoglu i është referuar pavarësisë së drejtësisë në Turqi. “Për ne ai është një qytetar turk që ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimit për një vepër të caktuar”, tha Cavusoglu për “Spiegel”. Drejtësia vendos për pafajësi ose fajësi. Sa më shpejt që të fillojë procesi, aq më mirë, ka thënë ministri turk.

Sipas Cavosoglut, në Gjermani rasti Yucel është fryrë tej mase. “Opinioni turk nuk interesohet për të”. Ministri i Jashtëm turk e hodhi poshtë akuzën, se Yucel mbahet për arsye politike në paraburgim.

Ndërkohë ai theksoi se për aktivistin gjerman, Peter Steudtner është angazhuar që të përshpejtohen procedurat. Qeveria gjermanë kërkon lirimin e gjermanëve të arrestuar për arsye politike. Kryeministri turk Binali Yildirim kërkoi javën e kaluar hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet me Berlinin si edhe “përmirësimin” e marrëdhënieve.