Bilanci i sulmeve ajrore turke kundër Njësive për Mbrojtjes e Popullit kurd (YPG) në verilindje të Sirisë arriti në 28 të vdekur, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
“Bilanci i sulmeve ajrore turke kundër lagjes së përgjithshme të Njësive për Mbrojtjes e Popullit kurd YPG arriti në 28 të vdekur, pjesa më e madhe lulftëtarë kurd dhe dy anëtarë të një qendre mediash”, theksoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një grua, komandante e njësive të mbrojtjes kurde është në mesin e viktimave”, theksoi Abdel Rahmane.
Ky sulm në Siri është një prej më të përgjakshmëve të kryer në këtë vend nga Turqia.
“Ne jemi në një luftë të ashpër kundër PKK”, justifikoi kryeministri turk, Binali Yildirim, i cili e konsideron YPG si një aleat të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një parti separatiste turke e cilësuar si terroriste nga Ankaraja.