Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti turk ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj.

Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, ishte marrë një vit më parë, pas tentimit të dështuar për grushtshtet.

Miratimi i kësaj mase erdhi pas ceremonisë që u mbajt në vikend për të shënuar përvjetorin e parë të tentimeve të dështuara të puç, nga të cilat vdiqën 250 persona, kryesisht të paarmatosur, transmeton rel.

Që prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në 20 korrikun e vitit të kaluar, më shumë se 50,000 persona janë arrestuar dhe 150,000 të tjerë janë pezulluar nga puna.

Qeveria i ka arsyetuar këta hapa, si mënyrë për t’u përballur me sfidat e sigurisë në Turqi, dhe të identifikojë mbështetësit e klerikut Fethullah Gulen, që akuzohet se ka qenë mbrapa tentimeve për puç.

Gulen i mohon këto akuza.

Edhe Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca Botë Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca

Duke folur përpara parlamentit, zëvendës kryeministri, Nurettin Canikl, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ndihmuar në krijimin e një ambienti të duhur ligjor, për të pastruar shtetin nga rrjeti i Gulenit.

Në deklaratat e tij të fundit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai do ta mbështeste kthimin në fuqi të dënimit me vdekje, në rast se do ta votonte parlamenti.