Sektori i turizmit në Turqi pritet të sjellë 25 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2021, tash kur vaksina anti-Covid ka filluar të merret në shumë shtete të botës.
Virusi ka shkaktuar dëme të mëdha në turizmin e këtij shteti për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë në të gjithë botën.
Burime nga industria e turizmit në këtë shtet thonë se do të duhen të paktën dy vjet që numri i turistëve të kthehet ashtu siç ishte para pandemisë, shkruan Reuters.
Numri i turistëve në Turqi gjatë vitit 2019 ishte 45,06 milionë të cilët kanë gjeneruar të ardhura në vlerë prej 34,5 miliardë dollarësh.
Ndërkaq, gjatë vitit 2020, numri i vizitorëve ishte 12 milionë, duke pësuar kështu një rënie prej 72 për qind në krahasim me vitin paraprak.
-
Turizmi gjeneroi mbi 248 milionë euro gjatë vitit 2025
-
Turizmi botëror kthehet në nivelin parapandemik, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të madhe
-
Si ka ndikuar tërmeti në lokacionet turistike në Turqi
-
Tajlanda me vështirësi po rikuperon shifrat e turizmit pas kufizimeve të koronavirusit
-
Rreth 1 milion njerëz në vitin 2022 shkuan në Turqi për të mbjellë flokët