Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi sot se të martën do të njoftojë të dhënat e një hetimi turk për vdekjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
Gjatë një tubimi në Stamboll, Erdogan tha se Turqia po kërkon drejtësi dhe se do të flasë në detaje lidhur me këtë gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë në pushtet në parlament, njofton AP.
Pasi mohoi ndonjë përfshirje në zhdukjen e Khashoggi, i cili është zhdukur nga data 2 tetor pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll, Arabia Saudite njoftoi të shtunën se ai u vra në një “përleshje me grushte” në ndërtesë, transmeton Ksp.
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë thënë se Arabia Saudite duhet të ofrojë dëshmi për shpjegimin e saj për atë që ka ndodhur me gazetarin e Washington Post-it, në mënyrë që të konsiderohet bindëse.
“Asgjë nuk mund të justifikojë këtë vrasje dhe ne e dënojmë atë fuqishëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të këtyre tri shteteve.
-
Turqia ka ndarë me vende të tjera një regjistrim të vdekjes së Khashoggit
-
Rasti Khashoggi: Turqia do të bastisë konsullatën saudite
-
Erdogan i bën presion A.Saudite pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi
-
Turqia do hetime në konsullatën saudite pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi
-
Turqia thotë se ka informacione konkrete për zhdukjen e gazetarit saudit