Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia organizon takim trepalësh për paqe në Afganistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij do të jetë nikoqir i udhëheqësve të Pakistanit dhe Afganistanit, në kuadër të përpjekjeve për t'i dhënë fund kryengritjes 17-vjeçare të talibanëve afganë.

Erdogan, duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Ankara, tha se takimi trepalësh do të zhvillohet në Stamboll, pas zgjedhjeve lokale të marsit.

Khan u tha gazetarëve se shpreson se takimi do ta sjellë "paqen aq të nevojshme" në Afganistan.

"Pakistani tashmë po e ndihmon dialogun midis talibanëve dhe amerikanëve", tha Khan, i cili zhvilloi vizitën e parë në Turqi prejse ka fituar pushtetin në muajin gusht.

"Shpresojmë se Afganistani, Pakistani dhe Turqia do të mund të ndihmojnë në këtë proces të paqes", tha Khan.

Edhe Erdogani i gatshëm të diskutojë me talebanët për paqen në Afganistan Botë Erdogani i gatshëm të diskutojë me talebanët për paqen në Afganistan

Njoftimi për takimin trepalësh vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të nxisin negociata midis talibanëve dhe Qeverisë në Kabul.

I dërguari i posaçëm amerikan, Zalmay Khalilzad, ka mbajtur së paku tre raunde takimesh me zyrtarët talibanë në muajt e fundit në Lindjen e Mesme, edhe pse militantët kanë refuzuar të bisedojnë drejtpërdrejt me Qeverinë afgane.