Pentagoni tha se mbështet Turqinë në përpjekjet e saj për të mbrojtur kufijtë e saj dhe në kuadër të luftës kundër terrorizmit të parandalojë krijimin e zonave terroriste përgjatë kufirit sirian.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) për çështje të Lindjes së Mesme, Eric Pahon lidhur me hapat e Turqisë për mbrojtjen e armëpushimit në qytetin Idlib të Sirisë, në kuadër të marrëveshjes së arritur me Rusinë dhe Iranin, thotë se “Mbështesim përpjekjet e aleatit tonë në NATO, Turqisë, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e kufijve si dhe për parandalimin e krijimit të zonave nga organizatat terroriste”.
“Regjimi sirian kishte shndërruar pjesën veri-perëndimore të Sirisë në zonë të sigurtë për organizatën terroriste Al-Kaede e cila në të njëjtën kohë jep mbështetje për organizatat terroriste ndërkombëtare”, tha Pahon në një deklaratë me shkrim për AA.
Ai tha se SHBA-ja nuk ka ndryshuar qëndrimin lidhur me frontin Nusra i cili njihet si Xhebhet-ys-Sham. “Organizata është degë e Al Kaedës në Siri dhe ndodhet në listën e organizatave të huaja terroriste”, tha Pahon.
Sipas tij, Fronti Nusra i cili më parë tha se ka ndërprerë lidhjet me këtë organizatë, ende ka lidhje me Al Kaedën. Pahon thotë se kjo organizatë ndan agjendat dhe qëllimet e Al Kaedës e jo të popullit të Sirisë.
Pahon po ashtu njofton se SHBA-ja në këtë fazë nuk merr pjesë në operacionin në Idlib.
Qyteti i Idlibit i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë, në kufi me Turqinë, është në kuadër të marrëveshjes së arritur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit dhe është përfshirë në “zonat jokonfliktuale” me qëllim të uljes së tensioneve.
Edhe
Turqia do të bashkohet me fqinjët për të luftuar grupin e Shtetit Islamik në Siri
Pas takimeve intensive mes garantuesit të opozitarëve, Turqisë dhe garantuesit të regjimit, Rusisë, marrëveshja arriti në fazën e implementimit.
Në bazë të marrëveshjes mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit kanë përfunduar përgatitjet për kalimin e disa njësive të Forcave të Armatosura Turke në qytetin Idlib të Sirisë.
Idlibi ndodhet nën kontrollin e grupeve opozitare dhe disa grupeve të cilat luftojnë kundër regjimit të Asadit.