Nëse zona e planifikuar e sigurt në Sirinë veriore nuk vendoset dhe nëse kërcënimet ndaj Turqisë do të vazhdojnë, do të nisë një operacion ushtarak, paralajmëroi sot ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu.
Sipas tij, një operacion ushtarak mund të niste në lindje të lumit Eufrat, transmeton KosovaPress.
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë në bisedime për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë kufirit në verilindje të Sirisë, ku SHBA-ja mbështet YPG e milicisë kurde, raporton Reuters.
Ankaraja e konsideron YPG një organizatë terroriste dhe një kërcënim për sigurinë e Turqisë.
Cavusoglu shprehu shpresën se një marrëveshje do të arrihej në bisedimet e sotme në Ankara me të dërguarin e posaçëm të SHBA për Sirinë, James Jeffrey.
-
Erdogani paralajmëron ofensivë në Sirinë veriore nëse kurdët mbajnë zgjedhje lokale
-
Erdogani kërcënon “pastrimin e terroristëve kurdë” nëse s’u përmbahen afatit
-
Erdogani paralajmëron operacion ushtarak kundër kurdëve
-
SHBA i konsideron kurdët aleatë, Turqia - terroristë
-
Erdogan premton vendosjen e zonave të sigurta afër Eufratit në Siri