Turqia, Irani dhe Iraku kërcënuan me kundërpërgjigje, nëse udhëheqësit kurdë të Irakut mbajnë referendumin e planifikuar për pavarësi, më 25 shtator.
Ministrat e Jashtëm të të trija vendeve u takuan në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ai irakian, Ibrahim al-Jaafari, dhe ai iranian, Mohammad Javad Zarif, rikonfirmohet përkushtimi i vendeve të tyre për integritetin territorial të Irakut dhe kundërshtimi ndaj referendumit.
Udhëheqësit kurdë duan të mbajnë referendumin në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut dhe zonat fqinje, pavarësisht kundërshtimeve të Qeverisë në Bagdad dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Irani dhe Turqia e kundërshtojnë fuqishëm votimin nga frika se mund t’i nxisë pakicat e tyre kurde të ndahen.
Duke e cilësuar referendumin si “jokushtetues”, ministrat e Turqisë, Iranit dhe Irakut thanë se ai nuk do të ishte i dobishëm për kurdët e Irakut dhe se do t’i vinte në rrezik fitoret e Irakut kundër grupit militant Shteti Islamik.