Një tërmet i fuqisë 5,1 ballë të Rihterit ka goditur të shtunën provincën turke Manisa në lindje të qytetit bregdetar Izmir, njofton televizioni CNN Turk.
Sipas raportimeve të para nuk ka viktima, transmeton kp.
Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi dhjetë kilometra në rajonin Saruhanli, ndërsa është hetuar edhe në qytetet përreth.