Turqia ka dënuar fuqishëm vendimin e Francës dhe Italisë për njohjen si gjenocid të vrasjes masive dhe dëbimin e deri në 1.5 milion armenëve, në fillim të shekullit 20-të.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron më 10 prill nënshkroi vendimin i cili e shpall 24 prillin si ditë të përkujtimit të gjenocidit ndaj armenëve.
Presidenti Macron e kishte bërë këtë premtim gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017-të.
Ministria e Jashtme turke përmes një deklarate tha se presidenti Macron e ka shfrytëzuar këtë çështje për të fituar votat e armenëve që jetojnë në Francë.
Në Francë jetojnë rreth 500.000 armenë etnik.
Edhe
Senati amerikan miratoi rezolutën për gjenocidin ndaj armenëve, zemërohet Turqia
“Vendimi i Francës do të ndikojë në mënyrë negative në raportet me Turqinë”, thuhet në deklaratë.
Më 10 prill, Dhoma e ulët e Parlamentit të Italisë, gjithashtu miratoi një mocion për të njohur zyrtarisht vrasjet si gjenocid.
Ministria e Jashtme e Turqisë e dënoi gjithashtu veprimin e Italisë.
"Nuk është për t'u habitur që ky mocion është hartuar nga Partia Lega, e udhëhequr nga Matteo Salvini, i cili është i angazhuar për të sabotuar marrëdhëniet midis Turqisë dhe Italisë", thuhet në deklaratë.
Edhe
Njohja e gjenocidit armen nga Bideni, shuplakë morale për Erdoganin
Turqia thotë se armenët vdiqën në numër shumë më të vogël dhe për shkak të grindjeve civile dhe jo si një përpjekjeje e planifikuar dhe sistematike nga ana e Qeverisë osmane kundër pakicës së krishterë, transmeton rel.
Armenia thotë se vrasja masive është një nga shembujt e parë të gjenocidit në historinë moderne, përpara Holokaustit të kryer nga Gjermania naziste kundër më shumë se 6 milion hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.