Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia dënon me burgim të përjetshëm gjashtë gazetarë

Gjykata në Turqi ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm gjashtë gazetarë të akuzuar të kenë ndihmuar në planifikimin e gjoja grusht shtetit të dështuar, transmeton Koha.net.

Ahmet Altan, vëllai i tij Mehmet Altan dhe gjashtë gazetarë të tjerë janë dënuar me këtë burgim për gjoja lidhjet me rrjetin e imamit mysliman Fetullah Gulen të cilin Turqia e akuzon për organizimin e grusht shtetit të dështuar në vitin 2016, përcjell Reuters.

Kjo agjenci thekson se gjashtë gazetarët tashmë e po e vuajnë këtë dënim.