Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia arreston kryemjeken për “propagandë terrorizmi”

Kryetarja e shoqatës së mjekëve të Turqisë, është arrestuar për shkak të thirrjes për një hetim mbi pretendimet se ushtria ka përdorur armë kimike kundër militantëve kurdë.

Sebnem Korur Fincanci akuzohet për “përhapje të propagandës terroriste dhe fyerje të Turqisë”, kanë thënë prokurorët, raportoi BBC të mërkurën.

Aktivistja për të drejtat e njeriut i bëri komentet në një media pro-kurde.

Turqia mohon se ka përdorur armë kimike kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën BE-ja dhe SHBA-ja e konsideron organizatë terroriste.

Javën e kaluar, grupi publikoi një video që tregonte trupat turke duke lëshuar një substancë në një shpellë si dhe efektet e saj te një grua dhe një burrë që luftonin. PKK-ja identifikoi 17 pjesëtarë të saj që thotë se kanë vdekur nga armë të tilla në veri të Irakut.

Fincanci, e cila është edhe specialiste e mjekësisë ligjore, ka thënë se e ka parë videon dhe beson se gaze helmuese që ndikojnë sistemin nervor, janë përdorur.

Artikuj të ngjashëm