Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turma që bastisi Capitolin synonte “kapjen dhe vrasjen e ligjvënësve”

Prokurorët federalë kanë ofruar dëshmi se turma e mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump, që iu vërsul ndërtesës së Capitolit më 6 janar, kishte në plan që të kapte dhe të vriste zyrtarët e zgjedhur.

Kjo dëshmi është pjesë e një kërkese për mbajtjen në paraburgim të Jacob Anthony Chansleyt, i njohur për pamjen e tij prej vikingu në skenat e kaosit në Washingtonit. “Prova të forta, përfshirë fjalët dhe veprimet e Chansleyt në Kapitol, përkrahin dyshimet se qëllimi i kryengritësve ishte kapja dhe vrasja e zyrtarëve të zgjedhur në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara”, thuhej në arsyetimin e prokurorëve të Qeverisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Akuzat e shkruara nga prokurorët e Departamentit të Drejtësisë në Arizona janë publikuar në ditën kur Qeveria ka nisur të përshkruajë kaosin në terme edhe më alarmuese. Në një rast tjetër, prokurorët në Teksas kanë akuzuar një rezervist të pensionuar të forcave ajrore se planifikonte arrestimin e ligjvënësve amerikanë.

Avokati i të ashtuquajturit vikingu i Washingtonit ka thënë se klienti i tij e ka dashur Trumpin në secilin qëndrim të tijin. E ka dëgjuar dhe ndiente se po i përgjigjej lutjes së presidentit. Chansley sipas prokurorisë, kishte lënë një shënim në të cilin thuhej: “Është çështje kohe, drejtësia po vjen”. Në dëshminë e tij para zyrtarëve të FBI-së, kryengritësi amerikan ka thënë se shënimi nuk ishte kërcënim, por zëvendëspresidentin e ka quajtur tradhtar e trafikant të fëmijëve, siç e ka quajtur edhe presidentin e zgjedhur, Joe Biden.