Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turistët e huaj evakuohen nga hotelet e rrezikuara nga zjarret në Turqi

Turistët e huaj janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë, ku zjarret e mëdha tashmë po kërcënojnë hotelet dhe shtëpitë.

Anijet e rojeve bregdetare turke, të ndihmuara nga anije private dhe jahte janë angazhuar për të dërguar pushuesit në zona të sigurta, kanë bërë të ditur mediat lokale në Turqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në qytetin e Bodrumit, tri hotele me pesë yje raportohet të jenë evakuuar plotësisht. Zjarret të cilat kanë nisur të mërkurën e kaluar, kanë lënë deri më tani gjashtë persona të vdekur.

Dy raste të reja me fatalitet janë shënuar vetëm të shtunën. Dy viktimat ishin në mesin e mijëra njerëzve që kanë luftuar pothuajse 100 zjarre të veçanta në vendpushimet dhe fshatrat në brigjet Mesdhetare dhe Egje të Turqisë, që është një rajon i madh turistik.

Zyrtarët turq kanë bërë të ditur se 10 nga të gjitha zjarret e lokalizuara, nuk janë vënë ende nën kontroll.

Ndërkohë, pamjet e publikuara nga i pari i qytetit të Bodrumit tregojnë zjarret të cilat janë aktive edhe në orët e hershme të së dielës.