Në media, takimi mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij turk, Recep Taip Erdogan u quajt i suksesshëm dhe më shumë se miqësor. Megjithatë, incidentet pas këtij takimi u zhvendosën në rrugë.
Pak metra larg shtëpisë së bardhë, një grup protestuesish kurdë ishin mbledhur kundër Erdoganit dhe me pankarta në duar kundërshtonin politikat e tij ndaj kurdëve në Turqi, Siri dhe Irak. Përballë tyre ndodheshin mbështetësit dhe truprojet e Presidentit Erdogan, që janë ndjerë të provokuar. Kaq ka mjaftuar që ata t’u vërsulen duke rrahur të tubuarit dhe autoriteteve amerikane u janë dashur dhjetra minuta që të qetësojnë situatën, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë spital përfunduan disa protestues kurdë, fatmirësisht asnjëri në rrezik për jetën, ndërkohë që policia amerikane ka prangosur disa persona të përfshirë në këtë incident. Përfaqësuesit e komunitetit kurd në Shtetet e Bashkuara e dënuan aktin. “Kur Recep Taip Erdogan i bën këtë në Shtetet e Bashkuara, imagjinoni dhunën që ushtrohet ndaj kurdëve në Turqi”, thonë ata.