Trupi i komedianit Teddy Ray, vdekja e të cilit është raportuar të premten, është gjetur në pishinë, kanë njoftuar autoritetet.
Pishina është në një rezidencë në Rancho Mirage në Kaliforni, ka bërë të ditur Departamenti i Sherifit të Qarkut Riverside. Zona është afër Palm Springs, një shkretëtirë në lindje të Los Anxhelosit, shkruan NBC News të martën.
Shkaku dhe mënyra e vdekjes mbetën për t’u hetuar, por departamenti tha në deklaratën e tij se nuk janë gjetur shenja të dhunës.
Vdekja e tij është komentuar shumë në rrjetet sociale.
Rrjeti televiziv Comedy Central shkroi në Twitter: “Teddy Ray ishte një interpretues gazmor dhe i dashur. Ai do t'i mungojë shumë të gjithë komunitetit të komedisë”.