Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi u rikthehet të pavërtetave për pandeminë

Në kthimin e tij në konferencat për koronavirus pas gati tre muajsh, presidenti Donald Trump ka argumentuar më pak me gazetarët dhe më shumë u është përmbajtur teksteve që ka pasur para syve.

Por, që prej muajve mars dhe prill, presidenti Trump ka vazhduar ta zbehë ndikimin e pandemisë në mënyra që nuk përputhen me realitetin.

Trumpi, në konferencën e mbajtur të enjten, përmendi disa raste me qëllim që situatën në Shtetet e Bashkuara ta paraqiste më të mirë sesa që është, transmeton KOHA.

Ai ka deklaruar se pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara nuk ka probleme me koronavirusin, sidomos ajo verilindore.

“Vendi është në formë të mirë nëse shikoni jugun dhe perëndimin”, ka thënë presidenti Trump.

Edhe Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje Botë 1 j. më parë Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje

Mirëpo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Të dhënat tregojnë se shumica e shteteve amerikane kanë probleme të mëdha në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ani pse presidenti ka thënë se virusi vjen dhe shkon shpejt, kjo gjë nuk ka ndodhur në realitet.

Në fakt, virusi është përhapur me shpejtësi, mirëpo nuk është parandaluar me të njëjtën shpejtësi.

Ka pasur përmirësime në pjesën verilindore, mirëpo qytetet e mëdha si Miami, Las Vegas, San Jose dhe Cleveland, në javët e fundit janë tronditur me numrin e madh të rasteve.

Ndërsa në javën e fundit të korrikut, 23 shtete amerikane kanë raportuar për numër të madh të rasteve të reja.

Edhe Mes krizës së çmimeve, Trumpi thotë se e do inflacionin Botë 1 muaj më parë Mes krizës së çmimeve, Trumpi thotë se e do inflacionin

Një tjetër deklaratë të pavërtetë presidenti e ka dhënë edhe për mungesën e pajisjeve shëndetësore, sidomos të ventilatorëve, para se pandemia të godiste fort Shtetet e Bashkuara.

Fakti është se Depoja Kombëtare e SHBA-së nuk ishte e zbrazët, qoftë për ventilatorë apo për pajisje të tjera mbrojtëse.

Departamenti për Shërbime Shëndetësore dhe Njerëzore ka konfirmuar se në fund të muajit qershor, në Depon Kombëtare kanë qenë 19 mijë ventilatorë, 16 prej tyre të gatshëm për përdorim të menjëhershëm. Këta 16 mijë ventilatorë ishin blerë nga administrata e Trumpit.

Presidenti gjithashtu ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga guvernatorët, teksa ka thënë se qeveria e tij është duke i ndihmuar fuqishëm.

Edhe Trumpi thotë se s’është i kënaqur me negociatat me Iranin, paralajmëron sulme Botë 1 muaj më parë Trumpi thotë se s’është i kënaqur me negociatat me Iranin, paralajmëron sulme

Fakti është se shumë shtete kanë pasur pajisjet e nevojshme, ndërsa disa guvernatorë kanë thënë se administrata e Trumpit nuk i ka ndihmuar.

Deri të enjten, kur edhe është mbajtur konferenca, hiç më pak se 13 shtete kanë kërkuar ndihmë në pajisjet mjekësore dhe deri më tani nuk kanë marrë përgjigje nga administrata e Trumpit.