Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është marrë me akuzat për ngacmim seksual që i janë bërë ish-zëvendëspresidentit Joe Biden, kandidat i mundshëm presidencial në zgjedhjet e vitit 2020.
Në një fjalim për mbledhje të fondeve në emër të partisë republikane, Trumpi përmendi akuzat që ia kanë bërë dy gra presidentit Biden.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duket se i vetmi josocialist po trajtohet mirë nga socialistët. E kanë kapur keq ish-zëvendëspresidentin. Doja ta telefonoja, nuk e njoh mirë por do t’i thosha ‘Mirëserdhe në këtë botë Joe”, ka thënë Trump.
Ish-anëtarja e asamblesë kombëtare të Nevada, akuzoi Bidenin për puthje në kokë që tha se e bëri të mos ndjehet rahat. Akuzë të ngjashme për Bidenin kishte edhe një grua nga Connecticut, të cilat ai vet i ka mohuar.