Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka pranuar ftesën e mbretëreshës Elizabeth për vizitë shtetërore në Britani gjatë qershorit, duke u bërë presidenti i tretë të cilit i është ofruar ky nder nga monarkia britanike, ka bërë të ditur të marten pallati i Buckinghamit.
Udhëtimi pritet të jetë kundërthënës, duke pasur parasysh se shumë britanikë ndjejnë mospëlqim për presidentin amerikan dhe i kundërshtojnë politikat e tij rreth shumë çështjeve. Protestat e dhjetëra mijëra britanikëve kishin lënë në hije vizitën e Trumpit në Britani gjatë qershorit të kaluar, derisa organizatorët kanë bërë të ditur se po planifikonin “demonstratë të madhe” kundër vizitës së tij shtetërore, transmeton “Reuters”.
Trumpi dhe bashkëshortja e tij Melania do të jenë për vizitë më 3 deri më 5 qershor, ka bërë të ditur pallati, duke shtuar se detajet tjera do të planifikohen me kohë.
-
Trumpi do të takohet sot me Starmerin në vizitën e tij të dytë shtetërore në Britani
-
Trumpi mbërrin në Britani, vlerëson marrëdhëniet e mira me Mbretërinë
-
Donald Trump në një vizitë të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar
-
Trumpi niset për një vizitë shtetërore në Britani të Madhe
-
Mbreti Charles fton Trumpin për vizitë në Britani të Madhe