Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar një plan për tërheqjen e 9.500 trupave amerikane nga Gjermania.
Zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman tha se plani mundëson "frenimin e ndikimit rus, forcimin e NATO-s, sigurimin e Aleatëve, fleksibilitetin strategjik të SHBA-së dhe të Komandës Evropiane të SHBA-së, si dhe ofron përkujdesje për anëtarët e shërbimit tonë dhe familjet e tyre".
Ky vendim parasheh uljen e nivelit aktual të trupave amerikane në Gjermani, nga rreth 34.500 në 25,000.
Hoffman nuk dha detaje se kur do të ndodhin tërheqjet e trupave, ose nëse ato do të vendoseshin në një vend tjetër të NATO-s, siç është Polonia.
Artikuj të ngjashëm
-
A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?
-
SHBA-ja do t’i tërheqë 12.000 ushtarë nga Gjermania
-
Trumpi njofton se SHBA-ja do të dërgojë 5 mijë trupa në Poloni
-
Zyrtari më i lartë i NATO-s nuk pret tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa
-
Gjermania thotë se tërheqja e trupave amerikane ishte e parashikueshme