President i SHBA-së, Donald Trump ka mbrojtur liderin e Koresë Veriore në lidhje me rastin e vdekjes së studentit, i cili ishte i burgosur në shtetin diktatorial.
Në fjalën e tij në Hanoi pas samitit me Kim Jong-un, Trumpi ka thënë se nuk beson që lideri i Koresë Veriore ka qenë i përfshirë në vdekjen e studentit amerikan.
“Ai më tha se nuk din asgjë për këtë çështje, dhe unë do t’i besoj fjalës së tij”, tha Trumpi, raporton BBC, përcjell Koha.net.
Warmbier u burgos në Korenë Veriore në dhjetor të vitit 2015 pasi kishte shkuar atje për një vizitë.
Autoritetet e Koresë Veriore e kthyen studentin 22-vjeçar në Shtetet e Bashkuara në korrik të vitit 2017 në gjendje kome, e i cili vdiq pas disa ditësh në qytetin e tij të lindjes, në Cincinnati në Ohio.
-
Trump mohon se ka paguar Korenë V. për trajtimin e Warmbierit
-
Trumpi do të përballet me një lider verikorean shumë më të ndryshëm
-
Trumpi mbron adoleshentin që vrau dy persona në SHBA
-
Trumpi thotë se Kim Jong Un dëshiron të takohet sërish
-
Testimi i raketave bërthamore nga Koreja e Veriut, Trump: Nuk jam i shqetësuar