Presidenti amerikan, Donald Trump telefonoi homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe i ofroi ndihmë Rusisë në luftën kundër zjarre në pyjet e Siberisë, deklaroi zyra e shtypit të Kremlinit.
”Presidenti rus e konsideron këtë hap të presidentit amerikan si një shenjë pozitive për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes Rusisë dhe SHBA në të ardhmen”, nënvizoi Kremlini.
”Putin theksoi se aeroplanët dhe helikopterët po shuajnë zjarret”, theksoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax.
Situata e zjarreve në Siberi dhe Lindjen e Largme ruse u përkeqësua për shkak se autoritetet rajonale nuk arritën të marrin masa të mjaftueshme për t’i luftuar ato në kohë.
”Autoritetet lokale dhe rajonale nuk kanë arritur ta kenë nën kontroll situatën, kështu që qeveria federale u detyrua të ndërhyjë”, përfundoi zyra e shtypit të Kremlinit./kp
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Trumpi bisedon me Putinin për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
-
Trump: Rusia pajtohet me armëpushim të pjesshëm
-
Raportohet se Trumpi ka pauzuar takimin për ta telefonuar Putinin
-
Putin: SHBA-ja po bën përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë