Ekipi zgjedhor i presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit e ka paditur për shpifje rrjetin amerikan CNN.
Shkak për padinë e ngritur të premten është një vështrim i botuar në këtë rrjet, në të cilin shkruante se fushata për rizgjedhje e presidentit amerikan e ka lënë të hapur mundësinë e kërkimit të ndihmës së Rusisë në zgjedhjet e 2020-tës, raporton Reuters, transmeton Koha.
Është kjo padia e tretë për shpifje brenda dhjetë ditësh ndaj medieve më të mëdha në SHBA, pas rasteve kundër gazetave “New York Times” dhe “Washington Post”.
Që të trija paditë fokusohen tek opinionet e publikuara më 2019 të cilat, sipas fushatës, aludonin në lidhje të dyshimta me Rusinë.
Përfaqësuesit e CNN-së nuk kanë qenë në dispozicion për koment.
-
Trumpi padit New York Times-in për shpifje, kërkon miliarda dëmshpërblim
-
BBC-ja zotohet të mbrohet nga padia e Trumpit
-
Trumpi padit BBC-në për shpifje, kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim
-
BBC-ja “do ta luftojë” pretendimin e Trumpit për shpifje
-
Trump paralajmëron padi ndaj BBC-së, do të kërkojë 1 deri në 5 miliardë dollarë