Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në orët e vona të së premtes është dërguar në spital me helikopter, ende pa u bërë 24 orë prej se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sipas BBC-së, Trumpi pasi mori një dozë trajtimi, filloi të ndihej i lodhur, por u tha se ishte në disponim të mirë. Raportohet se është shtrirë për trajtim në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake "Walter Reed", në periferi të Washingtonit.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar gjatë së premtes se Trumpi ka simptoma të lehta të COVID-19. Me COVID-19 është prekur edhe bashkëshortja e tij, Melanie.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi mbledh sot kabinetin e tij mes tensioneve të shtuara me Iranin
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
-
Bëhen virale pamjet e Trumpit duke fjetur në Zyrën Ovale
-
Trumpi ndërroi aeroplanin presidencial në mes të udhëtimit pas paralajmërimit të Shërbimit Sekret
-
Trumpi niset për në Kinë