Presidenti amerikan, Donald Trump, përshëndeti sot shifrat e pabesueshme të rritjes ekonomike amerikane në tremujorin e parë, që në nivelin 3,2% tejkaloi parashikimet e analistëve.
“Kjo është një shifër e pabesueshme”, deklaroi Trump që nga baza ushtarake “Andrews”, pranë Uashingtonit, para se të fluturonte për në Indiana.
“Ne kemi një rritje ekonomike fantastike dhe një inflacion shumë të ulët. Ekonomia jonë po ecën shumë mirë”, theksoi presidenti amerikan./ATSH
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi parashikon 5 % rritje të GDP-së në tremujorin e ardhshëm
-
Mes krizës së çmimeve, Trumpi thotë se e do inflacionin
-
Trumpi lavdëron ekonominë dhe kërcënon Iranin në fjalimin më të gjatë para Kongresit
-
Ekonomia amerikane shumë më e fortë se sa pritej
-
Trump: Marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite, më të fuqishmë se kurrë