Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë e ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv me të cilin ripërtërihet Këshilli Kombëtar për Gjithësi, që ishte kërkuar nga ish-astronautët dhe ekzekutivët e agjencisë NASA.
“Sot, ne po ndërmarrim hap madhor për sigurimin e të ardhmes amerikane në gjithësi”, ka thënë presidenti Trump, duke theksuar se ky këshill ishte joaktiv për gati 25 vjet.
Ky zhvillim “dërgon sinjal të qartë për botën se ne po e ripërtërijmë trashëgiminë krenare të Amerikës për udhëheqje në gjithësi”, ka thënë Trump.
Detyrë e këtij organi është që ta këshilloj presidentin dhe të ndihmoj në harmonizimin e të gjitha aspekteve të programit kombëtar të gjithësisë, përfshirë sigurinë kombëtare, tregtinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, eksplorimin dhe shkencën.
Kryesues i këtij këshilli do të jetë zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.
Në mesin e të pranishmëve me rastin e nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe astronauti, Buzz Aldrin, 87 vjeçar, personi i dytë që ka ecur në Hënë.
-
Amerika planifikon rikthimin e njeriut në hapësirë
-
Trump nënshkruan vendimin ekzekutiv për ndalimin e ndërrimit të gjinisë për personat nën 19 vjeç
-
Amerika sërish kërkon të dërgojë njerëz në Hënë
-
Trump: SHBA deri në vitin 2024 kthehet në Hënë, e deri më 2033 zbarkon me njerëz në Mars
-
Trump kërkon fonde shtesë për të rikthyer Amerikën në Hënë